Advertisements

Nis ndërtimi i shkollës së mesme profesionale në Komoran

Loading...

ATSH/ – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vënë gurthemelin e shkollës së mesme profesionale në Komoran të Drenasit.

Me këtë rast, ministri Bytyqi, ndër tjera tha se fillimi i ndërtimit të kësaj shkolle është një ngjarje e veçantë për Komoranin dhe rrethinën, veç të tjerash edhe për faktin se, Ministria vuri prioritet zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, ministri Bytyqi tha se investimi nga MAShT dhe mbikqyrja nga Ministria e Administratës Publike, si dhe sigurimi i lokacionit nga ana komunës së Drenasit për ndërtimin e kësaj shkolle, është dëshmi e përkushtimit tonë që të sigurojmë kushte për një arsim cilësor.

Bytyqi gjithashtu tha se në bashkëpunim me komunën e Drenasit do të bashkërendohen veprimet, në mënyrë që të sigurohen informatat e nevojshme për nevojat e tregut të punës dhe mbi bazën e nevojave të bizneseve të kemi profile që të rinjtë tanë të moshës 18-vjeçare të jenë të gatshëm për tregun e punës. “Kjo shkollë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me bizneset ku nxënësit do të kenë mundësinë e zhvillimit të anës praktike të të mësuarit”, tha ministri Bytyqi.

Ministri, po ashtu, përmendi edhe faktin se MAShT është në fazën e ndërtimit të një strategjie të përgjithshme për shkollat profesionale, ku hulumtimi do të jetë mbi identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe pastaj zhvillimi i profileve profesionale.

Në vazhdim, ministri Bytyqi theksoi se sivjet janë ndarë 1 milion euro për shkollat profesionale që ato të sigurojnë materialin shpenzues për punën praktike dhe tha se kjo tregon për seriozitetin e çasjes sonë ndaj zhvillimit të arsimit profesional.

“Pra, të rinjtë tanë do të kenë mundësi të mira të aftësimit profesional dhe diplomat e tyre do të jenë të barasvlefshme edhe për tregun evropian të punës”, tha në fund ministri Bytyqi.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm deputetë të Parlamentit të Kosovës, zëvendësministra dhe përfaqësues të komunës së Drenasit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close