Advertisements

“Nuk kanë gjasa” për takim të presidentëve Trump dhe Putin në Paris

Loading...

Kremlini tha se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, që u paralajmërua se mund të zhvillohet më 11 nëntor në Paris, “tani nuk ka gjasa të ndodhë”.

“Një takim substancial nuk ka gjasa të ndodhë në Paris”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, disa orë pasi Trump tha se “ndoshta” nuk do të takohet me Putinin në Paris.

Peskov, megjithatë, tha se Trump dhe Putin “mund të bisedojnë në këmbë” në margjina të konferencave për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Putin dhe Trump mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”, tha Peskov.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.//REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close