Oj Evropë, me emër shqip, po kujt i shërben?

Loading...

Fatos Aliu

Stop TOKSINIMIT të Kosovës!

Zonjës BE nga Brukseli

Njëzetë (20) vjet të pasluftës kaluan në degradim e poshtrim nga Serbia, me ndërmjetësimin tuaj të procesit të bisedimeve! Nuk ishin asnjëherë për të vërtetën, asnjëherë nuk u fol për krimet serbe, për kolonizimin serb të Kosovës dhe të territoreve të spastruara nga shqiptarët e sanxhakut të Nishit; për programet e marreveshjet për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike për Turqi; për rëndësinë e dekolonizimit pas luftës 1999, për çfarë edhe pati intervenim të NATO-s!
Përkundrazi, pas luftës, çuditërisht, falë edhe konformizmit e servilizmit të politikave vendore, presioneve e propagandës pro serbe n’emër të njëfarë multietniciteti absurd në kurriz të shumicës dërmuese shqiptare (~95%), u mbështet e po vazhdon të mbështetet Serbia, rikolonizimi i Kosovës me enkllava etnikisht të pastra serbe (për të cilat nuk vlejti multietniciteti!), me simbole të Serbisë, me mosnjohje të atyre të Republikës së Kosovës, ndërkombtarisht të njohur, po shkelen edhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e popullit shqiptar, duke i emëruar edhe kishat e manastiret e Kosovës si serbe (të cilat kanë vjetërsi ilire para dyndjes sllave në Gadishullin Ilirik – i cili po quhet me emër të fallsifikuar – Ballkan!).
Apo akoma duhet të pyesim se për çfarë u bë rezistenca çlirimtare nga Serbia dhe mbështetja ndërkombëtare e luftës çlirimtare të Kosovës?
Serbia gjithnjë e gjithkund çirret me nacional klero-shovinizmin e vet të pandalshëm fashist ‘Kosovo je Serbija’, kur vetë Serbia është shtet artificialisht i krijuar në troje shqiptare. Shqiptarët nuk merren shumë me të kaluarën që nga lashtësia, siç merren serbet me të tyren e vonshme, të sajuar e të fallsifikuar, sepse shqiptarët nuk e kanë kompleksin e inferioritetit të vjetërsisë, si populli më i vjetër që nga Iliria e Pellazgia, megjithëse kjo në politikë nuk trajtohet si virtyt por si dobësi.
Nga BE – Brukseli, edhe ato marrëveshje që u bënë në bisedimet e derisotme, sa për sy e faqe – ishin me përplot mashtrime të reja, dhe pos degradimit nuk i sollën gjë të mirë Kosovës. Brukseli, megjithëse falë edhe plogështisë së palës kosovare, asnjëherë nuk i bëri presion Serbisë që t’i zbatojë ato, u bë e shurdhër ndaj zërave të së vërtetës, përdori Kosovën dhe shqiptarët, nga përfitoi Serbia anakronike, e po dëmtohet Kosova e shqiptarët e progresit e përcaktimit të qartë pro perëndimor. Mjafton të përmendim vetëm marrëveshjen për energjinë, sa poshtëruese është mënyra e trajtimit dhe tolerimit të Serbisë e cila përfitoi e përfiton vazhdimisht në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve.
Tani, së fundi, Brukseli na del kundër taksës 100%, të venë me të drejtë mallërave të Serbisë në Kosovë, ndërsa nuk e beri asnjë veprim konkret kundër obstruksioneve të Serbisë, dhe veprimeve të saj permanente kundër inkuadrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare! Po ju na keni mbështetur për muri me Serbinë në qafë, zotërinj! Çfarë efektesh normalizimi midis palëve mund të ketë nga këto lloj bisedime, pos dizajnim skenaresh të reja në kurriz të Kosovës? Për këtë lloj ‘normalizimi’ bëhet fjalë? Bisedimet që janë të nevojshme e normale, ju i shndërruat në bisedime jonormale për Serbi, nga të cilat Kosova nuk po mund të dalë me argumentet për të vërtetën e saj.

Çka na mbetet ne shqiptarëve? Ne, nuk na mbetet tjetër pos t’i themi STOP kësaj maskarade!

Zotërinj, kështu ju mund të vazhdoni vetë me Serbinë, po doni merrne në gjiun tuaj, por pa ne! Na detyroni të themi: na leni të qetë me veten tonë, të gjindemi e mbijetojmë vetë, ma mirë se të kemi në kurriz barrën e torturat e skenareve nga të cilat nuk po shohim as gëzojmë dritë, as në fund të këtij tuneli të errët e të pafund bisedimesh! Do e gjejme vetë rrugën e bashkëpunimit me Evropën e drejtë e demokratike, me shtetet mike veç e veç, e Evropës së kombeve e shteteve të dinjitetshme, me të cilat aspirojmë bashkëpunimin.
Për të mirën njerëzore, për paqen dhe zhvillimin, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë, për ne prioritet do të jetë DETOKSINIZIMI i Kosovës dhe mbarë hapësirës shqiptare nga toksina nacional shoviniste klero fashiste e Serbisë e simotrave të saj nga do që të vijnë. Pa spastrimin e kësaj toksine nuk ka normalizim e zhvillim marrëdhëniesh, në këtë gadishull, as në Evropë.
Faleminderit për talljet me liberalizimin tuaj, për integrimet tuaja, por NUK I DUAM! – na keni gërditë me fallsot e faqet e zeza qe 20 vjet pas luftës 1999! Nuk duam të jemi pjesë e politikave putiniste midis Evropës!
Ne urojmë të vazhdojnë taksimet e reja, Kosova duhet të frymojë shqip, gjithandej, ndërsa serbët në Republikën e Kosovës duhet ta kuptojnë se ka një MJAFT! – se nuk do të mund ta sabotojnë e bllokojnë në pafundësi zhvillimin e Republikës së Kosovës, as me barrikada çetnikësh e kriminelësh, as me flamuj të Serbisë në Institucione të Republikës sonë!
Ftojmë institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Qeverinë, që t’i shpallë moratorium afatgjatë Serbisë në të gjitha fushat e bashkēpunimit e fqinjësisë, ndërsa raportet e ardhme të kushtëzohen përmes efekteve të RECIPROCITETIT!.
Meqë Serbia vazhdimisht çirret botërisht se nuk do ta njohë si shtet Republikën e Kosovës, duke bllokuar edhe lëvizjet jetike, si tagrat për lëvizje të lirë, si përgjigje do ta ketë e ndjejë RECIPROCITETIN – prandaj edhe, as Kosova, edhe ma hiç, e me shumë e më shumë arsye e argumente, nuk do ta njohë shtetin e Serbisë, asnjë targë serbe në Kosovë – prandaj edhe presim që shqiptarët e Kosovës Dardane nuk do të kalojnë më rrugëve nëpër Serbi!

Serbia nuk e njeh as lejon elementaren e gjuhës për filloristët shqiptarë – ABETAREN SHQIPE – në rajonin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes! Kur e nga kush u ngrit zëri apo u ndëmorr ndonjë veprim kundër këtyre shkeljeve të rënda jonjerëzore fashiste të Serbisë, pos ndërhyrjeve për paqe nga jashtë, pa zbatuar asnjë të drejtë jetike, gjë qē ka shkaktuar e po nxit spastrime e shpërngulje të popullatës në këtë hapësirë?

Prandaj, me Serbi duhet/do të ketë vetëm RECIPROCITET!

Përderisa të mos ketë drejtësi, po trajtim të pabarabartë e barriera ndaj Kosovës – do të dijmë edhe ne t’i shpallim moratorium total Serbisë e mbështetësve të tyre – me RECIPROCITET TOTAL, në të gjitha fushat!

Ne kemi Shqipërinë e Zotin me vete!

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close