Advertisements

Operacioni “TARGAT”,sekuestron kerre të paregjistruara

Loading...

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Njësia për Hetimin e Auto-krimeve e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Doganat e Kosovës dhe njësitë tjera policore, ka ndërmarrë një operacion të gjerë policor të quajtur “TARGAT”.

Sipas njoftimit të policisë, ky operacion është shtrirë në tërë territorin e Kosovës dhe ka pas për qëllim identifikimin e veturave të pa regjistruara, të cilat janë importuar nga shtetet evropiane e të cilat në vendin e origjinës ishin të ç’lajmëruara, ndërkaq në vendin tonë kishin paguar vetëm sigurim të përkohshëm.

“Operacioni policor i zhvilluar nga data 15.10.2018 deri më datë 12.11.2018, ka rezultuar me kontrollimin e një numri të madh të veturave, në mesin e të cilave janë sekuestruar 131 vetura të cilat janë dërguar në Doganat e Kosovës për vazhdim të procedurave doganore. Po ashtu janë konfiskuar edhe 2 vetura që dyshohet se janë të vjedhura. Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete edhe në të ardhmen në mënyrë që veprimet e tilla antiligjore të minimizohen, rrugët tona të jenë më të sigurta dhe të mos dëmtohet buxheti i vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close