Advertisements

Opozita kritikon ashpër Thaçin për takimin me Vuçiq në Bruksel

Loading...

Partitë politike opozitare në Kosovë thonë, se presidenti nuk mundet pa mandat të kuvendit të vazhdojë të takohet me presidentin e Serbisë dhe të dialogojë për Kosovën.

Partitë opozitare në Kosovë nuk e kanë mirëpritur aspak takimin të enjten (08.11) ndërmjet Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tyre takimi i komunikuar vetëm një ditë më parë, pa konsultime me qeverinë dhe skenën politike, ngre dyshime. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, thotë se presidenti nuk ka mandat të zhvillojë dialog me Serbinë, ndërsa ka hedhur kritika edhe në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj. “Askush nuk ka mandat të dialogojë për territorin e Kosovës, ndërkaq Thaçi nuk ka mandat as të zhvillojë dialog me Serbinë. Ai duhet të ndalet nga kuvendi ose nga qytetarët. Një kryeministër i dobët politikisht, që merret vetëm me punë të brendshme për interesa të ngushta politike dhe me populizëm të dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social të vendit, e ka sjellë Kosovën në pozitën më të keqe në marrëdhëniet me jashtë në dhjetë vitet si shtet i pavarur”, tha Avdullah Hoti. Sipas tij, “Skena politike duhet të jetë e unifikuar në veprime, e jo vetëm në deklarime, për ta ndalur Thaçin të hyjë në pazare për Kosovën”.

“Opozita sot është e unifikuar në veprime. AAK dhe Nisma (parti në pushtet) duhet të tregojnë vendosmeri për ta ndalur Thaçin përmës kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës”, thotë shefi i grupit parlamentar të LDK-së.

I ashpër në reagimin e tij ishte edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia po do ta marrë veriun e Kosovës”.

“Edhe ky takim pa mandat nga kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet”, tha Albin Kurti. Sipas tij, po bëhen katër muaj qërkurse qeveria ka dërguar në kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, por kryetari i tij, sipas Kurtit “po e pengon debatin për këtë raport”. Edhe më larg në kritikën e tij për Thacin, ka shkuar shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ai thotë se presidenti po bën shkelje kushtetuese.

“Në momentin e parë që Hashim Thaçi arrin në aeroportin e Prishtinës dhe shkel në territorin tonë, duhet të aktivizohet menjëherë urdhër-arresti i Policisë së Kosovës dhe presidenti të shfaqet në Gjykatë, për intervisim në zyrën e prokurorit që t’i bëhet me dije se veprimet që po bënë janë shkelje edhe të Kodit Penal, sepse janë shkelje e Kushtetutës”, tha Glauk Konjufca.

I pa njoftuar mbi përmbajtjen e bisedave Thaçi-Vuçiq duket të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gatishmërinë e palës kosovare për dialog e cilëson si një çështje që duhet vlerësuar nga Bashkimi Evropian edhe për procese të tjera.

”Ajo çka më bën përshtypje është se meqenëse dialogut po i jepet kaq rëndësi në vazhdimësi nga BE-ja, nga palët e tjera mund të thuhet se Kosova vërtetë është treguar shumë e aplikueshme për dialog. Dhe do të ishte shumë keq që njërës palë të dialogut në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet, ti hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizim. Edhe zoti Thaçi atëherë është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, a duhet të vazhdojë të shkojë në këto takime kështu edhe a duhet të pranojë që çdo agjendë duke e bartur vendin e vet me në disponimin e shtetit fqinj”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Sidoqoftë, tash e disa javë në parlamentin e Kosovës disa herë po tentohet të nxirret një rezolutë dhe një platformë me të cilët synohet t’i jepet drejtim dialogut me Serbinë, por partitë politike kurrësesi nuk po bien dakord për përmbajtjen e rezolutës. Opozita po tenton që t’ia ndalojë presidentit të dialogojë me Serbinë në emër të Kosovës, ndërsa partitë në pushtet po kërkojnë një ekip negociator gjithpërfshirës, me të cilin opozita nuk po pajtohet./DW

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close