Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën për Kosovën, ku kërkohet liberalizimi i vizave. 

Loading...

Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Šoltes ka marrë 393 vota për, 139 vota kundër dhe 71 abstenime.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn tha: “Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.

Ndërsa, në emer të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë. Znj. Karoline Edtstadler tha: “Keshilli është duke shqyrtuar propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjesia është mbi Kosoven që të vazhdojnë reformat”,njofton RTKLive.

Gjatë diskutimeve të vonshme mbrëme, seanca plenare ftoj për heqjen e tarifes 100%, normalizimin e marrëdhenieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket tarifës 100%, Komisionieri Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëhere të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.”

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close