“PËLLUMBAT” e Zija Çelës

Loading...

Para tridhjetegjashtë vjetëve (1982), redaksia e botimeve të Rilindjes (Prishtinë) botoi veprën e Zija Çelës, PËLLUMBAT E JANARIT. Në këtë libër të Çelës është përfshira novela “Hijet” dhe tregimet “Në vend të epilogut”, “Drita pikon në pyll”, Shtëpia”, “Bacaloku” dhe “Pëllumbat e janarit”. 
Libri është botuar në kuadër të bibliotekës FLOÇKA, redaktor i së cilës ishte Anton Pashku, ndërkaq përzgjedhjen do ta bëjë Ali Aliu. Kjo vepër, kopertinën e së cilës e punoi Rexhep Ferri, u shtyp në tirazh prej 2000 ekzemplarë.
Zija Çela është një nga prozatorët tanë më të spikatur, ndërkaq me veprat e tij ai dukshëm e pasuron letërsinë tonë bashkëkohore.
Petro Zheji, përkthyesi ynë i shquar, për Çelën, veç tjerash, do të japë këtë vlerësim: “E dini si shkruan Zija Çela? Ai merr shtizën dhe e godet fort njeriun, por kur maja i shkon te gjoksi, ajo lakohet, kështu që nuk e shpon tejpërtej, vetëm e rrëzon përtokë. Pastaj i zgjat dorën dhe i jep mundësi të ngrihet prapë më këmbë, sepse autori ka Dashninë njerëzore. Veçse në këtë çast e ka paralajmëruar atë, e sheh pra se çfarë mund të të bëj, kujdes herën tjetër!..”

/Shkelzen Halimi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close