Advertisements

Përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut zonë e mbrojtur

Loading...

ATSH/ -Bëhen përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë-Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik.

Shpallja e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur është paraparë në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2017, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, shëndetit dhe për mirëqenien e qytetareve të dy vendeve.

Ministri kosovar i Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, priti dje në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë, që do mbahet në 26 nëntor në Pejë.

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për mundësinë e zhvillimit të Junikut (në Kosovë) dhe Tropojës (në Shqipëri) si  dhe mundësinë e krijimit të fondeve për pastrimin e liqenit të Fierzës.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë në 26 nëntor 2018 do jetë e pesta, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 , të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 nëntor 2017 në Korçë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close