Advertisements

Posta e Kosovës e ka të pamundur vetëqëndrueshmërinë financiare …

Loading...

Sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Sejdi Hoxha, përveç obligimeve financiare që Telekomi dhe Qeveria e Kosovës nuk po i kryejnë ndaj Postës, problem tjetër është edhe ekonomia joformale dhe kompanitë që kryejnë shërbimet e Postës pa licencë,dhe krejt kjo bën që Posta e Kosovës e ka të pamundur vetëqëndrueshmërinë financiare, për shkak të borxheve që nuk po iu paguhen.

Hoxha ka thënë edhe  se ka shumë operatorë postarë që funksionojnë përmes internetit, të cilët nuk kanë regjistrim dhe prapë punojnë me shitje online, duke u bërë konkurentë joligjorë krahas Postës.

Ndërsa, është shprehur se ka muaj që Telekomi ekzekutimin e pagesave e bën pjesërisht dhe pas datës së caktuar, ndërsa Qeveria ende nuk po e paguan borxhin prej 5 milionë eurosh.

Për këto arsye, kryeshefi i Postës së Kosovës ka thënë se i është paraqitur një plan veprimi kryeministrit të Kosovës, se si mund të dalë Posta nga kriza dhe të vazhdojë funksionimin për periudhë afatgjate.

Hoxha thekson se kanë identifikuar disa shërbime që mund t’i kryejnë, të cilat, sipas tij, do t’i siguronin Postës qëndrueshmëri financiare afatgjate dhe mundësi për t’i ndihmuar edhe Qeverisë.

Hoxha ka deklaruar se Posta i humb çdo muaj nga 200 mijë euro, si pasojë e pamundësisë për të ofruar shërbimet postare.

“Nëse flasim praktikisht, vetëm KEDS-i i ka rreth 500 mijë konsumatorë në Kosovë, që një letër e thjeshtë për me e dërgu është 0.40 cent, që i bie që 200 mijë euro në muaj Posta e Kosovës i humb vetëm nga pamundësimi i padrejtë që i bëhet në ofrimin e shërbimit postar. Ngjashëm ndodh edhe me ujësjellësit edhe me kompanitë e mbeturinave. Këta operatorë nuk janë të licencuar në ARKEP për kryerjen e shërbimeve postare”.

“Nuk kemi ndonjë informatë, nuk kemi arsyeshmëri përveç që ligji neve na obligon me kry shërbimn, ndërsa Qeverinë me e kry rimbursimin”.

Kryeshefi i Postës ka thënë se aktualisht janë duke u përpjekur që të marrin përsipër shpërndarjen e disa skemave të tjera pensionale, ajo e veteranëve të luftës, invalidëve, etj., që, sipas tij, do ta ndihmojë operatorin publik, por edhe Qeverinë e Kosovës.

Posta po kërkon që të marrë përsipër edhe shpërndarjen e skemave të tjera pensionale.

Hoxha ka thënë se pas shpalljes publike që kanë bërë për të gjitha bankat që operojnë në Kosovë për të hyrë në shërbimet bankare në zyrat e Postës, janë në fazën e negocimeve dhe se këtë vit do të fusin shërbimet bankare, krahas shërbimeve financiare bankare si e hyrë kryesore e Postës së Kosovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close