Advertisements

Presidenti Hashim Thaçi pret në takim kancelarin austriak Sebastian Kurz

Loading...

Presidenti Thaçi pret në takim kancelarin austriak Kurz.Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, në konferencë të përbashkët shtypi tha:

“Unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të ketë paqe në rajon. Ne përkrahim në shumë fusha Kosovën”, tha ai sot në një konferencë për media, raporton RTKlive.

Për vizat, Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, tha se ka disa shtete që janë skeptike. “Pritjet e BE-së, janë në fushën për sundimin e ligjit. Prioritetet kryesore janë edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Edhe për ushtrinë kosovare jemi skeptike dhe duhet të ketë dialog, ne presim që në rajon të ketë stabilitet në rajon dhe jo destabilizim në rajon. Për shkëmbimin e territoreve qeveria e Austrisë pajtohet me secilin marrveshje që është nga Kosova e Serbia”, tha ai.

Kurse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova po punon në rrugën e saj për NATO dhe BE. “Austria e ka rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës”, tha ai. Sipas tij vizita e Kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz, do të jetë impuls për zhvillimin e rajonit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close