Promovohet “Letrat e mia kredenciale” – Besnik Mustafaj në një rrëfim me Arta Markun

Loading...

ATSH/ Shkrimtari, poeti e diplomati Besnik Mustafaj promovoi librin e ri “Letrat e mia kredenciale”, në një rrëfim me Arta Markun. Botimet Toena dhe Instituti i Promocionit organizuan sot stendën e tyre në Panairin e Librit promovimin e librit të Mustafajit, ku përveç të tjerëve, i pranishëm ishte edhe gazetari Blendi Fevziu.

“Letrat e mia kredenciale” – Besnik Mustafaj në një rrëfim me Arta Markun.

Gazetarja e njohur Arta Marku nuk ka intervistuar vetëm shkrimtarin. Ajo i ka intervistuar të gjithë: veç shkrimtarit, diplomatin me dyshimet, pasiguritë dhe pengjet; politikanin që tërheq skajin e kundërt të të njëjtit litar tërhequr edhe prej shkrimtarit; deputetin që kur e pa veten në parlament nuk kish lexuar kurrë një ligj; gazetarin që e brodhi Shqipërinë cep më cep; pedagogun që s’e kishte hiç përzemër mësimdhënien; intelektualin për të cilin zgjerimi i horizontit është domosdoshmëri; qytetarin që nuk mund të rrijë shpërfillës ndaj terrenit mbi të cilin vë këmbët; burrin që gratë i mishëron në poezi; bashkëshortin, të cilit i duket e zbrazët Shtëpia pa Donën; babain që ngjan dhe nuk ngjan me babanë e vet; birin, që, sidoqoftë, nuk e vrau kurrë atin; nipin që ruan kujtimin e mrekullueshëm të gjyshit dhe dy grave të tij… Ka intervistuar burrin e sotëm, djaloshin që rritet, adoleshentin që i largohet qytetit të lindjes, fëmijën që nuk i pëlqen të luajë futboll…
Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajin dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes, kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close