Advertisements

Rënie e madhe e numrit të lindjeve në botë.

Loading...

Studiuesit kanë njoftuar për një rënie të madhe të numrit të lindjeve në botë.

Sipas të gjeturave të raportit të ri, të publikuar në revistën shkencore, Lancet, pothuajse gjysma e shteteve të përfshira në studim janë duke u përballur me problemin e numrit të vogël të fëmijëve për të mbajtur në nivel numrin e tyre të popullsisë.

Për studiuesit, të gjeturat kanë qenë “befasi e madhe”.

Prandaj sipas tyre në të ardhmen mund të këtë pasoja të mëdha për shoqëritë që kanë “më shumë gjyshër sesa nipa dhe mbesa”.

Ky studim është thënë të ketë përcjellur trendet nga viti 1950 deri më 2017.

Në vitin 1950, niveli i fertilitetit ka qenë 4.7, në krahasim me 2.4 për qind vitin e kaluar.

Megjithatë këto nivele dallojnë nga kombet sepse niveli i fertilitetit në Niger është 7.1 mirëpo shembull gratë në Qipro sipas mesatares kanë vetëm nga një fëmijë.

Përveç tjerash në raport është theksuar se shtetet që janë ekonomikisht më të forta, kanë nivele më të ulëta të fertilitetit, duke përfshirë, Evropën, Shtetet e Bashkuara, Korenë Jugore dhe Australinë./evropaelire

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close