Advertisements

Shembull i mirë,profesorët e matematikës në Lipjan mbajnë kurse falas për nxënësit

Loading...

Një grup i profesorëve të matematikës, të cilët e ligjërojnë këtë lëndë në shkolla të mesme të ulëta në Komunën e Lipjanit, mbajnë kurse pa pagesë për nxënësit e tyre pas orarit të mësimit.

Këtë veprim ata e bëjnë për shkak të dashurisë ndaj matematikës por edhe për t’i ndihmuar nxënësit që të arrijnë më shumë. Vetë nxënësit e intervistuar, janë shprehur të kënaqur me këtë iniciativë.

Janë mësimdhënës me përvojë të gjatë në arsim. Por, krahas punës të cilën e bëjnë me kontratë në këtë sektor, një grup i arsimtarëve të matematikës në Lipjan mbajnë orë shtesë pa pagesë për nxënësit e klasave të nënta,njofton RTKLive

Udhëheqësi i Shoqatës së Matematicientëve në Lipjan, Idriz Sopa, i cili edhe ka qenë iniciator i kësaj nisme, thotë se nga 30 nxënës sa kanë qenë në vitin e kaluar, sivjet janë lajmëruar 52. Ata janë organizuar në dy grupe dhe mbajnë mësim katër ditë në javë nga ora 15 deri në orën 17.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close