Loading...
Loading...
Advertisements

Shoqata e Mullisëve të Kosovës:Këtë vit ka pasur rënie të rendimenteve të grurit në vendin tonë

Loading...

Nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës kanë thënë se këtë vit ka pasur një rënie të prodhimit të grurit në Kosovë dhe kjo ka ardhur si rezultat i subvencionimit jo të drejtë të kësaj kulture bujqësore. Në mungesë të prodhimit vendor kërkesat duhet të përmbushën me grurë të importuar, por kjo e shton rrezikun e ngritjes së çmimit të bukës në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, tha për Radio Kosovën se ketë vit ka rënie të interesimit të bujqve për të mbjellë sipërfaqe të tokës me grurë. Sipas tij, një nga shkaktarët për këtë është subvencionimi jo transparent. Ai thotë se nevoja për import shton rrezikun për ngritje të çmimit të bukës.

‘Nëse importojmë grurë, çmimet rriten, sepse nëse nuk kemi bruto produkt të prodhuar apo nuk i arrijmë parashikimet që presim për të prodhuar, atëherë në kohë të shkurtër pritet të kemi edhe rritje të çmimit të bukës’, tha ai.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close