Advertisements

Stërvitje të mëdha ushtarake të NATO-s në Poloni dhe shtetet e Baltikut

Loading...

Rreth 17,500 ushtarë nga dhjetë vende të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që nisën të mërkurën në Poloni dhe në vendet e Baltikut, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Polonisë.

Sipas saj, stërvitjet “Anakonda” janë më të mëdhatë që ka mbajtur Polonia ndonjëherë.

Rreth 12,500 trupa polake janë të përfshira në ushtrimet brenda Polonisë, ndërsa 5,000 ushtarë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s marrin pjesë në Estoni, Letoni dhe Lituani.

Orari i tyre përfshin manovra detare edhe në Detin Baltik.

Stërvitjet do ta zgjasin deri më 16 nëntor.

Polonia dhe tre vendet e Baltikut në veçanti janë të shqetësuara për sigurinë e tyre prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014./REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close