Advertisements

Trajneri i përkohshëm i Real Madridit,Solari në prag të konfirmimit si drejtues i ri i klubit

Loading...

ATSH-DPA/ – Trajneri i përkohshëm i Realit të Madridit, Santiago Solari me shumë mundësi nuk do të jetë më i përkohshëm, nëse ai drejton ekipin drejt fitores kundër Celta Vigos në stadiumin “Balaidos” në ndeshjen e së dielës.

Solari drejtoi këtë ekip në ndeshjen kundër Melilas në raundin e parë të Kupës së Mbretit duke regjistruar fitoren e tij të parë me klubin.

Ndërsa kundër Valadolidit, javën e kaluar, ai regjistroi fitoren e parë për Realin në pesë ndeshje.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e tij debutuese si trajner, arriti një fitore 5-0 kundër Viktoria Plzen.

“Po, pse jo?”, tha Karim Benzema pas fitores së ndeshjes kur u pyet nëse Solari duhej të ishte i përhershëm.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close