Advertisements

UNDP-AGK -Shpall Konkurim çmimin për storien më të mirë kundër korrupsionit për vitin 2018.

Loading...

UNDP-ja në Kosovë, nëpërmjet Projektit Përkrahje për Përpjekjet Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK II), mbështetur nga Qeveria e Zvicrës – SDC, dhe Qeveria e Danimarkës – DANIDA, shpallë çmimin për storien më të mirë kundër korrupsionit për vitin 2018.

Ky çmim vlerëson publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm, të cilët nëpërmjet artikujve të tyre rrisin vetëdijesimin për korrupsionin dhe zbulojnë rastet që ndryshe mund të kishin kaluar pa u vënë re.

Storiet do të vlerësohen bazuar në ndikimin e tyre social, rezultatet e arritura dhe cilësinë dhe standardet e gazetarisë.

Afati për aplikim,

E premte, 16 nëntor 2018, ora 17:00;

Kriteret e aplikimit:

Inkurajohen të aplikojnë gazetarët e bazuar në Kosovë me storie që e trajtojnë korrupsionin, të cilat janë botuar në media, transmetuar në radio dhe/ose TV kosovare, gjatë periudhës: 25 tetor 2017 deri më 25 tetor 2018.

Çdo gazetar mund të dorëzojë deri në tri storie; në kuadër të një storie, gazetari mund të paraqesë një seri artikujsh/emisionesh që lidhen drejtpërdrejt me storien/hulumtimin.

Aplikimi dhe dorëzimi:

• Storiet/seritë origjinale duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme:

saek.ks@undp.org;

• Storiet/seritë origjinale mund të dorëzohen edhe në adresën e mëposhtme:

Për Çmimet e Gazetarisë Kundër Korrupsionit

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Rruga e Zagrebit 39, Arbëri

10000 Prishtinë, Kosovë

• Aplikimet ose nominimet e drejtpërdrejta janë forma të pranueshme të aplikimeve origjinale për çmimin;

• Storiet origjinale duhet të dërgohen në gjuhën origjinale (shqip dhe/ose serbisht), dhe nëse janë të përkthyera, edhe në anglisht,;

• Video skedarët (dosjet) duhet të dërgohen në një prej platformave të mëposhtme, si: DropBox, Google Drive, etj.; duke përfshirë vegzën në aplikimin e dorëzuar me e-mail;

• Aplikimet duhet të përfshijnë një letër shoqëruese që përshkruan shkurtimisht si janë përmbushur kriteret e lartpërmendura, si dhe një CV të gazetarit;

• Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare të hënën, më 10 dhjetor 2018;

• Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Kriteret e vlerësimit

• Vlera e artikullit dhe ndikimi i përgjithshëm social;

• Përdorimi i të dhënave dhe burimeve të besueshme

• Trajtimi i korrupsionit në një mënyrë unike analitike;

• Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike (teknikat e gazetarisë hulumtuese të përdorura);

• Të dhënat analitike nga rrjetet sociale.

Metoda e vlerësimit:

Vlerësimi do të bëhet në tri nivele të aplikimeve:

• Të gjitha storiet e marra do të shqyrtohen dhe vlerësohen fillimisht për specifikimet teknike;

• Paneli i parë i përbërë nga 5 anëtarë (Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, Ambasada Amerikane, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, UNDP-ja dhe Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit) do të shqyrtojë aplikimet e kompletuara dhe do të përzgjedhë listën e ngushtë të aplikimeve më të mira, bazuar në kriteret e përcaktuara. Pasi të nxirret lista e ngushtë e aplikimeve, i njëjti panel do të votojë për aplikimin më të mirë nga aplikimet në listën e ngushtë;

• Paneli i dytë i përbërë nga 5 anëtarë të emëruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), do të vlerësojë aplikimet e përzgjedhura dhe do të zgjedhë aplikimin më të mirë nga aplikimet në listën e ngushtë. Anëtarët e panelit nuk duhet të jenë anëtarë të bordit të AGK-së, si dhe nuk duhet të jenë të angazhuar me mediat lokale);

• Vlerësimi i tretë do të bëhet përmes një votimi publik në një platformë të mediave sociale;

• Të tre nivelet e vlerësimit do të zbatojnë vlerësimin prej 33% për secilin panel.

Çmimi i Gazetarisë Kundër Korrupsionit:

Çmimi për storien më të mirë është 3,000 euro.

Tri storiet më të mira do të evidentohen dhe autorët do të konsiderohen për mundësi trajnimi.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close