Advertisements

Ura e Bratit

Loading...

ATSH/- Ura e Bratit, një objekt monument kulture dhe në mbrojtje nga shteti funksionon edhe sot e kësaj dite në komunën Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë, rreth 48 km nga qyteti i Vlorës.

Një interes të veçantë paraqet ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta, ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim.

Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti.

Ura e Bratit është me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi, ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej 6 shekujsh.

Një profil të plotë të urës së Bratit është parë tek filmi” Nëntori i dytë”.Ura e Bratit në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .

Kjo urë daton në shekullin e XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mëse 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Bratit dhe Smokthinën.

Kjo urë ka shërbyer për të lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close