Zvicër,promovim traditës dhe kulturës shqiptare

Loading...

ATSH/ Promovimi i traditës dhe kulturës shqiptare dhe përçimi i vlerave kombëtare te brezi i ri i diasporës, mbetet në fokus të aktiviteteve të ambasadës shqiptare në Zvicër.

Në bashkëpunim edhe me Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, si dhe me shoqata të ndryshme kulturore, ambasada shqiptare në Bernë ka mbështetur së fundi organizimin e disa eventeve kulturore.

Konkretisht, në 10 nëntor u organizua në Schlieren të kantonit të Zyrihut festa e 25-vjetorit të krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”. Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.

Ceremonia u hap me një përkujtimore për artistin e madh, themeluesin e kësaj shkolle Agron Bajramin, i cili ndërroi jete para disa muajsh.

Ceremoninë e përshëndetën Ambasadorja e Kosovës Nazane Breca, i ngarkuari me pune i Maqedonisë, Halim Hyda, ish-ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë Vladimir Thanati etj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close