Washington-Iu dha lamtumira e fundit ish-presidentit George H.W. Bush

Me një funeral shtetëror të mërkuren në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota Shtetet e Bashkuara u përshendeten nga ish-presidentit George H.W. Bush .

Ish-presidentët amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan Presidentit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-presidentin George H.W. Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe Presidenti i 43-të i SHBA-së.

“Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve në katedralen shpirtërore episkopale. “Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja.”, tha ai.

Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë. Ai e përshkroi babain e tij si “një njeri të madh e fisnik”.

Presidenti Trump nuk mbajti fjalim gjatë funeralit, por më herët në një postim në Twitter shkruante: “ky nuk është një funeral, kjo është një ditë kremtimi për një njeri të madh që ka patur një jetë të gjatë e të shquar. Do të na mungojë! “

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close