Advertisements

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje për vetëm një kontroll kufiri

ATSH– Është nënshkruar sot marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, që shërben për reduktimin e kohës së lëvizjes në 50%.

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, dy ministrat e Brendshëm nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa vlerësoj marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës si shumë të rëndësishme për sa i përket lëvizjes së lirë.

“Falënderojë Kryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin e Brendshëm të Shqipërisë që arritëm të nënshkruajmë këtë marrëveshje, që na mundësoj që në vitin 2019 të zbresim kohën që kalojmë në doganë në 50% me pak”, – tha ministri i Brendshëm i Kosovës.

Ndërsa, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se “së pari ju përcjell përshëndetjet e Kryeministrit Rama që tha se do të vijë vetëm kur të hiqen plotësisht kontrollet”.

“Jemi mbledhur për të nënshkruar këtë marrëveshje e cila ka një rëndësishme sepse ul në 50% kohën e pritjes, një ulje e konsiderueshme, por objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes dhe po punojmë me ekipet e dy ministrive, pra për ta eliminuar plotësisht kontrollin midis kufirin tonë të përbashkët. Ky është një hap i rëndësishëm drejt lirisë së lëvizjes, por çdo hap drejt lirisë shoqërohet dhe me një faturë në kuptimin e sigurisë dhe na duhet që çdo hap ta hedhim me forcimin e sigurisë, si dhe liria të mos shoqërohet në pasiguri” – tha Lleshaj.

Duke vënë theksin te lëvizja e lirë, Lleshaj vlerësoj faktin se duhet garantuar siguria mes vendeve, që të kemi njëherazi lëvizje të lirë dhe siguri.

“Sigurisht ne po punojmë të ndërtojmë të gjithë mekanizmat e duhur për të ofruar liri të plotë lëvizje dhe siguri të plotë. Hapi tjetër do jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje shumë të rëndësishme e cila do të çojë në eleminimin e kontrolleve në kufi, pa cenuar sigurinë. Ky është një hap i vendosjes së standardeve të Europës në kufirin tonë, siç është në kufijtë e Europës ku ne synojmë të jemi”, – tha Lleshaj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, palët vizituan pikat e kalimit kufitarë në Morinë.

Kjo marrëveshje do të thotë që shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close