A është gjetur Atlantida? Rrënoja nga Spanja mund të jetë gërmadhe e qytetit të humbur, thonë ekspertët

Loading...

Atlantida,një nga mitet e mistershme që e përcjell njerëzimin që nga antika kur edhe Platoni i famshëm kishte shkruar për të ,është gjetur!të paktën kështu pretendohet nga një kompani britanike,e cila thotë se qyteti i humbur i Atlantidës është gjetur në Spanjë.

“Merlin Burroës”, një kompani e ekspertëve satelitorë, thonë se ka zbuluar mbetjet që përputhen me përshkrimet e Platonit. Kompania premton se “mund të gjejë çfarëdolloj gjëje gjë ka humbur, harruar ose fshehur me një saktësi maksimale”.

Brus Blekbërn i ”Merlin Burroës” tha për Yahoo Neës në fund të muajit nëntor:”Ne kemi një provë që e kemi prezantuar, si dhe një mori të plotë provash të tjera. Dhe jemi mjaft të lumtur që njerëzit e kanë një këndvështrim”. Ai shton:”Ne kemi publikuar informacionin, kemi disa filmime, dhe e pranojmë se do të ketë njerëz që do të thonë “Ç’ngarkesë mbeturinash!”.

Nga ngjarja e shpërthimit vullkanik në Minoan dhe zbulimi i Akrotirit në ishull në vitin 1964, ky vend është një nga shumë site që supozohet të ketë qenë vendndodhja e Atlantidës.
Kompania ka përdorur fotografimet ajrore dhe të dhënat satelitore nga Landsat dhe tekstet e vjetra greke – si dhe duke vizituar sitin- për të identifikuar Atlantidën. Ata thonë se vendodhja specifike ndodhet në parkun kombëtar të sotëm të Spanjës, Donana, në bregun jugperëndimor të vendit pranë Seviljes.

Kompania thotë se ajo që ka vërejtur, përputhet me përshkrimet në dialogun e Platonit, dhe se ajo që duket e ”konkretizuar” në këtë sit arkeologjik është mbi 10 mijë vjeçar. Ekipi gjeti atë që ata thonë janë eshtrat e bazave të kullave të lashta, dhe rrënojat e një tempulli të madh që është e përafërt me atë që përshkruante Platoni. Natyrisht, ka edhe skeptikë.

Sipas uebsajtit “Live Science”, ‘një arkeolog thotë se gërmadhat ndoshta i përkasin një kulture tjetër të lashtë, dhe disa hulumtues të intervistuar vështirë se u entuziazmuan, kur dëgjuan lajmin për një zbulim tjetër të Atlantidës. Njerëzit kanë bërë dhjetëra pretendime të tilla përgjatë viteve, duke e gjetur qytetin legjendar në Antarktidë, Bolivi, Turqi, Gjermani, Maltë, Karaibe dhe gjetkë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close