BSPK e shqetësuar për kushtet e punëtorëve

Loading...

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët, sidomos ata të sektorit privat.

“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK shpreh shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit i shpreh ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë dhe si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe me pastaj rezultoi edhe humbja e jetës”, thuhet në kumtesë, përcjell KosovaPress.

BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bënë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa që punëtorët, sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close