Filozofia shqiptare në veprat e De Radës

Loading...

/Prof.Dr.Sejfedin Sulejmani

Veprat e Jeromin De Radës janë shkruar me ngjyrë të kolorit të gjallë romantik. Çdonjëra prej tyre ka art të përsosur që inspiron ndjenja më të thella estetike dhe mendimin nocional filozofik. Veças nga poetika e De Radës mund të formësohet etika teorike me veçanti të letërsisë shqiptare. Nga krijimtaria e tij nuk mund të krijohet sistem filozofik, siç është rasti me Naim Frashërin. Por, me gjithë atë mund të trajtohet estetikisht dhe filozofikisht, e për analizën e saj të gjitjëanshme trajtimet estetike, filozofike të cilat supozohen.

Që trajtimi t’i japim brendi dhe formë nocionale, me anë të vargjeve epike dhe lirike, tërësi estetike dhe aksiologjike poeti i madh kombëtar De Rada psraqet histlrinë e kombit tonë të shkritë dhe të perdonifikuar në fytyrën e Skenderbeut. Heroi ka fat të njëjtë me kombin: vuan dhe përvuan, përjeton gjendje tepër kritike, lufton dhe shpeshëherë gjendet në radhën e parë të betejave duke u futur edhe në rreziqe të jetës: sjellja ndaj luftave ishte sikur Akili Ahejas. Brengosjet edhe më tepër manifeston kur Skenderbeu kupton për vrasjën e Peshkopit të Janinës.

Në poemën “Skenderbeu i pafat” dominante ësh ana etike dhe idea për bashkimin e kombit shqiptar:

“Vëllezër e arbëreshë
Të shtyrë nga zotërit e lashtë të këtij dheu
Të rëndim nga bregdeti e të shuajmë…
…pa u frikuar prej këtyre
Që erdhën të na nxjerrin
Nga shtëpitë lumturinë e atdheut tonë….”

Pjesa më e madhe e miteve greke kanë origjinë ilire, ndërsa këto duke i përfshirë edhe shqiptarët për origjinë të tyre i kanë Pelazgët. Për argumente De Rada përdori shumë shembuj me emra të heronjëve nga mitologjia greke, ku sipas poetit janë nomenklatura me natyrë thjeshtë Iliro – Shqiptare. “Parimet e estetikës” njëmendë janë parime estetike, logjike dhe filozofike. Arti duhet të mbështetet në realën e jetës dhe kjo duhët të jetë gjyqëtare e vlerave të artit.

Në këto lëmij De Rada është teoricien me argumente të konkluduara nga hulumtimet e shumta që i kishte kryer nga arkeologjia, etnografia dhe folkloristika (“Rapsodi të një poeme arbëreshe”). Argumentet e tij me ide, veças ata që flasin për origjinën shqiptare, sillen rreth Pelazgëve, si popull më i civilizuar të kohës së lashtë në trojët evropiane. Ato cilësi kanë pasur edhe Ilirët Shqiptarë dhe Shaiptarët Ilir.

De Rada është “Ofre pelazg” dhe “Homer i Shqiptarëve”… Ne kishim për të thënë se poezia romantike e De Radës ka qënë refleksja e shpirtit dhe fleksibilja e mëndjës shqiptare. Naim Frashëri e ndriçoi qenien shqiptare dhe kuptimin estetik, etik, fetar e gnoseologjik, i cili e bëri logjik dhe filozofik. Asaj kuptimësie pak apo shumë të ngurtë metafizike, metaestetike dhe silogjistike, De Rada i dha shi pranvere, e freskoi, me vargje dhe frymë butësie, ndërsa Zotin dhe engjëjtë shumë më human, ndërsa hapësirën ku Zoti ka marrë trup të materies dhe materia frymë të Zotit, e pëmbush me shpirt të pastër me figura ëngjëllore dhe me bukuri të përkryer të vargut ku gurrën e kamë në Lisjetën e ndërruar (në ujtëri të djetit) kaljthëruar te de e re!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close