Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati:S’ka kthim mbrapa ushtria do të formohet
Pavarësisht kundërshtimeve aktuale NATO-ja në të ardhmen do ta mbështesë ushtrinë e Kosovës. Ai thotë se Kosova pas një javë do ta ketë ushtrinë pas votimit, i cili do të ndodhë në Kuvend,ka deklaruar ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës nuk ka kthim mbrapa, pasi është projektuar në koordinim me miqtë ndërkombëtarë dhe pavarësisht kundërshtimeve aktuale të NATO-s, kjo përsëri do të mbetet mbështetëse e ushtrisë.
Kështu ka theksuar, në një intervistë ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n do të forcohen edhe më tej pas 14 dhjetorit 2018, kur do të votohet në Kuvend për transformimin e FSK-së në ushtri.
Comments are closed.