Kanella shumë e mirë për shëndet,por edhe ajo ka efektet e saja anësore!

Loading...

Kanella është shumë e popullarizuar dhe ka shumë përfitime shëndetësore si: zvogëlimi i rrezikut të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

Dy llojet kryesore të kanellës janë:

Cassia: E quajtur edhe kanellë “e rregullt”, ky është lloji më i zakonshëm, njofton Klan Kosova.

Ceiloni: E njohur si kanellë “e vërtetë”, Ceiloni ka një shije të lehtë dhe më pak të hidhur.

Kanella Cassia është gjetur më shpesh në supermarkete, duke pasur parasysh se është shumë më e lirë se kanella Ceilon.

Nëse lloji i kanellës Cassia hahet në sasi më të vogla dhe të nevojshme është në rregull por kur ajo teprohet mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kjo është për shkak se ajo përmban sasi të larta të një kompleksi të quajtur kumarin.

Hulumtimet kanë zbuluar se nëse konsumohet shumë kumarin mund të dëmtojë mëlçinë tuaj dhe të rrisë rrezikun e kancerit.

Nëse hani shumë kanellë të këtij lloji këto mund të jenë efektet anësore:

Mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë

Mund të rrisë rrezikun e kancerit

Mund të shkaktojë dhimbje të gojës

Mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak

Të shkaktojë probleme me frymëmarrje

Mund të ndërveprojnë me medikamente të caktuara

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close