KAPËRCIMI I HAPIT TË FUNDIT *Poezi

Loading...
Shkelzen Halimi

Jemi nisur rrugës që na mungon
Drejt yllit të fikur
Në këtë shteg na janë arratisur edhe kujtimet
Që i ruanim në gjirin e ngrohtë të nënës

Përtej xhamit të mjegulluar një botë
E humbur në stinët pa emër
Në ngjyrat e errësirës
Ne pemët pa gjethe

Ka ikur edhe gjumi bashkë me përrallat e lokes
A do ta gjejmë veten atje ku bëmë hapin e parë
Apo do ta kapërcejmë hapin e fundit
E ta mashtrojmë vdekjen me një grusht dhe nën sqetull
Që e ruanim për lulen e ditës së parë të pranverës së humbur
Bashkë me të dashurit tanë që kurrë s’u kthyen nga largësitë
E fundosura në harresën e shpërndarë atje ku heshtja
Tradhtohet nga kukuvajka që na paralajmëron
Se duhet të nisemi rrugës që na mungon

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close