Kryeministri Haradinaj thotë se Beogradi zyrtar është i interesuar për destabilizim

Loading...

/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj deklaroi nuk përjashtohet mundësia që do të skenohen raste për ta paraqitur Kosovën si një vend që shkel të drejtat humanitare.

“Nuk përjashtohet mundësia që do të skenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë për të akuzuar Kosovën se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së ushqimeve, pas taksës 100 përqind për produktet serbe, por institucionet e Kosovës janë kampion në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare”, tha Haradinaj në seancën e sotme plenare.

Haradinaj shtoi se askush në Kosovë nuk ka interes për jostabilitet dhe të vetmit që iu intereson ndonjë skenar për destabilizim është Beogradi zyrtar.

Kryeministri tha se Serbia është mobilizuar për ta paraqitur Kosovën si një vend që po tenton të krijojë jostabilitet në rajon, duke e krijuar ushtrinë.  “Çështja e ushtrisë është çështje e brendshme e shtetit tonë”, tha ai. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close