Modern technology gives us many things.

Limaj përkrah propozimin e PSD-së

Loading...

Limaj, i cili nga Qeveria është proozuar si koordinator për dialogun me Serbinë ka sqaruar se bashkë me këtë parti janë duke e përpunuar një dokument për këtë çështje.

Limaj tha se beson që ky delegacion i ri do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa shtoi se një ligj për dialogun, si propozimi PSD-së, duhet të bëhet.

“Për pjekjet tona janë drejt rezultateve, është shumë me rëndësi gatishmëria e PSD për tu kyçur në dialog, për tu bërë pjesë e dialogut dhe ne jemi duke përpunuar një dokument të përbashkët, besoj NISMA dhe PSD jemi pajtuar për disa, në parim çështje të dokumentit dhe presim që sa më shpejtë të ndërtohet ai konsensus dhe kështu ta kemi delegacionin shtetëror”, tha Limaj për Ekonomia Online.

“Natyrisht që ekziston ajo mundësi, tashmë është e qartë, PSD e ka shprehë gatishmërinë e saj, i ka disa kërkesa krejt normale në kuptimin e përgatitjes së platformës, në kuptimin e rregullores dhe një projektligji të delegacionit shtetëror dhe besoj që ditëve në vijim do të kemi rezultate”, tha ai.

“N ne si parti politike në parim pajtohemi që duhet të kemi një ligj të tillë dhe besoj që do të jetë në dokumente të miratimit në parlament dhe kjo është kërkesë e PSD dhe nuk shoh të keqe pse mos me pasë një ligj të tillë”.

Partia Socialdemokrate (PSD), që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, do të jetë pjesë ekipit negociator në dialog me Serbinë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close