Advertisements

MË 22 DHJETOR ,NË ZYM TË HASIT INAUGUROHET SHTATORJA E GJERGJ KASTRIOTIT

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor 2028, në orën 11, mbahet manifestimi i madh “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, me ç’rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheriot kombëtar shqiptar – Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banoret e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.

Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit më 23 prill 2018 pat vendosur që në Zym të ngritet monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Zymjanët qysh në prill të këtij viti kontaktuan me skulptorin e mirënjohur Sadik Spahija, nga Tirana, dhe e kontraktuan monumentin. Dhe tani çdo gjë është gati për t’u inaugurua shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Zym.

Për mysafirët nga Prishtina që marrin pjesë atë ditë në Zym është siguruar një autobus, I cili I prit mysafirët para Ipeshkvisë së Kosovës (te Katedralja “Shën

Nëna Tereze”) dhe niset për Zym në orën 9.

/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close