Mesfushori kroat Modriq, mposht Ronaldon e Messin, fiton Topin e Artë

Loading...

Mesfushori kroat i Real Madrid-it, Lluka Modriq, u shpall fitues i Topit të Artë për këtë vit, duke mposhtur futbollistët Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që për 10 vjet kanë qenë fitues të çmimit prestigjioz.

Modriq, 33 vjeç, e ndihmoi Real Madridin të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, në muajin maj.

Ai po ashtu e udhëhoqi Kroacinë drejt finales së parë në Kampionatin Botëror të Futbollit që u mbajt këtë verë në Rusi.

“Është një ndjenjë unike. Jam i lumtur dhe i nderuar”, tha Modriq në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Paris.

Ai është kroati i parë që fitoi Topin e Artë dhe gjithashtu mori çmimin e parë të ndarë nga Federata Botërore e Futbollit – FIFA, në tetor./REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close