Ndalohen pensionet e dyfishta
Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ua ka ndaluar përfitimet e dyfishta të pensioneve 192 personave.
Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës, Bahri Xhaferi, në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” ka sqaruar se korniza ligjore është e tillë që asnjë qytetarit në Kosovë nuk ia lejon përfitimin e më shumë se një pensioni.

Xhaferi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2016 kanë ndërprerë pensionet e 4 mijë e 400 personave, ndërsa deri në muajin tetor të këtij viti kanë ndaluar 192 pensione të dyfishta.
“Diku 192 raste i kemi pasur në muajin tetor që ua kemi ndërprerë pensionet e dyfishta. Ata kanë qenë pensionistë të Forcave të Sigurisë dhe ish-pjesëtarë të FSK-së dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës”, tha Xhaferi.
Comments are closed.