Modern technology gives us many things.

Ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës dhe dënimet

Loading...

KMinistria e Drejtësisë ka komentuar ndryshimet ku një numër i madh neneve i janë shtuar Kodit Penal të Kosovës duke thënë se janë bërë për të mundësuar ndjekjen efektive të aktiviteteve kriminale që ndodhin në kontekstin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, ata zyrtarë që dënohen për vepra penale të korrupsionit do ta kenë të ndaluar ushtrimin e funksionit në administratën publike apo në shërbimin publik deri në 10 vjet.

Të gjithë ata zyrtarë që përfshihen në veprën penale të dhunës në familje do ta kenë po ashtu të pamundur që të ushtrojnë funksione në administratë publike apo në shërbime publike nga 1 deri në 5 vjet.

“Ne kemi propozuar shumë amendamente. Disa prej tyre janë jashtëzakonisht të vlefshme, sikurse është njëri prej tyre mashtrimi në prokurimin publik, do të thotë që është tashmë një vepër e specifikuar në Kodin Penal. Janë edhe disa ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me ndalimin apo penalizmin e personave të cilët hakmerren ndaj sinjalizuesve”, tha deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Në grup punues, përveç institucioneve, kanë qenë të përfshira edhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.

Një prej ndryshimeve që është bërë në Kod Penal është edhe rritja e afatit të parashkrimit të veprave penale.

Dhuna në familje është futur si vepër e veçantë dhe sipas Kodit të ri Penal. Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, do të dënohet.

Për ata të cilët e kryejnë këtë vepër është paraparë dënim me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet.

Dënimi është ashpërsuar edhe për personat që kryen ngacmime seksuale, pasi dënimi mund të jetë nga gjashtë muaj deri në 3 vjet.

Ndryshime kanë pësuar edhe veprat penale që lidhen me terrorizimin.

Mbi 20 nene që kanë të bëjnë me terrorizmin, janë shtuar dhe ato ndërlidhen me fushën e financimit të terrorizmit në atë mënyrë që të spastrojnë rrugën për ndjekje penale të atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet.

Për terrorizëm dënimi është 15 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Ndryshimet e Kodit Penal kanë ashpërsuar edhe dënimet për personat që drejtojnë mjetet nën ndikim të alkoolit. Dënimi për këtë vepër është deri në 3 vjet burgim.

Kodi i ri Penal i pritet që të hyjë në fuqi më 1 janar 2019./rel/

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close