Nik Gjeloshaj:Shqiptarët në Mal të Zi të vazhdojnë të ngrisin Flamurin Kombëtar ,ne i paguajmë dënimet

Loading...

Kryetari i Alternativës Shqiptare në mal të Zi , Nik Gjeloshaj ka ftuar shqiptarët që mos të ndalojnë së ngrituri të Flamurit shqiptar,por të vazhdojnë edhe poqese për shkak të kësaj ata do të dënoheshin.Dënimet ,ka thënë Gjeloshaj do t’i paguante partia e tij.

Gjeloshaj vlerësoi se flamuri shqiptar në Malin e Zi është bërë kohët e fundit, siç thotë ai, një gjemb në sy të oficerëve të policisë në Ulqin dhe Malësinë e Madhe , komuna të banuara nga shqiptarët dhe vendimi për të ndëshkuar ngritjen e flamurit ai e quajti ,punë pa krye.

Ai thotë se as policia, as gjykatat nuk mund t’i ndalojnë shqiptarët të mbajnë flamurin e tyre kombëtar dhe, siç tha ai, shprehin dashuri për të.

“Sado që ata janë të angazhuar, ata nuk janë në gjendje të na ndëshkojnë sa jemi të gatshëm të paguajmë, për të mbrojtur flamurin tonë, krenarinë tonë që lidh shqiptarët kudo, sipas presidentit të AA,transmetojnë mediat.

Gjeloshaj thekson se shqiptarët janë popull autokton në Mal të Zi, të cilën e respektojnë si vendin e tyre, si dhe simbolet e saj kombëtare.

“Ne kemi treguar vazhdimisht këtë, por urrejtja e disa institucioneve individuale ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi është një problem që tashmë është një rast neuropsikiatrik”, tha Gjeloshaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close