Modern technology gives us many things.

Rastet kur duhet t’u thoni jo fëmijëve

Loading...

Cilat janë rastet kur duhet të kundërshtoni dhe të mos pranoni kërkesat e fëmijëve të cilat nuk sherbejnë për të mirën e tyre:

1.Duhet të jeni ”striktë” lidhur me orarin e gjumit dhe zgjimit të fëmijëve: Mund t’ju dhimbsen të zgjohen herët apo mund ta toleroni kur dëshiron të flejë vonë, por kjo nuk ndihmon në rritjen dhe shëndetin e tij. Gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm i ndihmon fëmijët të rriten, të rigjenerojnë trupin dhe forcojnë imunitetin ndaj infeksioneve.

2.Mësojeni me rregullat e higjienës dhe mos pranoni asnjëherë që fëmija t’i shmangë ato: Mësojeni se ai duhet të lajë duart sa herë del nga banja dhe sa herë ulet për të ngrënë.

3.Shmangni sheqerin dhe ushqimet e këqija: Sigurisht që fëmija do të dojë të hajë një herë në kaq kohë këto ushqime, por jo të jenë baza e tij ushqimore. Mos u mërzisni kur të qajë, por mendoni më mirë që shëndeti dhe imuniteti i tij do të jenë të forta.

4.Mos i lejoni fëmijët të rrinë shumë gjatë përpara TV, kompjuterit apo telefonit: Kjo do të dëmtojë sytë e tij. Vendosni një orar të caktuar për to dhe mbajeni gjithmonë të njëjtë pa e ndryshuar.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close