“RUSTEMI” një roman i vitit 1953,i shkrimtarit malazez, Çedo Vukoviq

Loading...

Gjeneratat e vjetra (mendohet në shqiptarët e hapësirave të ish RSFJ-së), ato që mësuan shkrim lexim në gjuhën shqipe pas Luftës së Dytë Botërore, mesiguri ose do ta kenë lexuar ose do të kenë dëgjuar për romanin RUSTEMI të shkrimtarit malazez, Çedo Vukoviq. 

Romani në fjalë për herë të parë, në përkthim të Vehap Shitës, u botua në vitin 1953, ndërkaq botimi i dytë në vitin 1967. Në fakt, botimi i dytë u realizua nga Rilindja, në kuadër të bibliotekës Ylli, redaktor i së cilës atëbotë ishte Mehmet Gjevori.

Në botimin e dytë lexojmë se kopertinën (ose siç figuron në libër mbulesën) e realizoi Veli Gërvalla, ndërkaq redaktor teknik ishte Shemsedin Gorani dhe korrektor Fehmi Spahiu. Botimi i dytë i romanit RUSTEMI (304 faqe) u shtyp në tirazh prej 2000 ekzemplarë.
Në parathënien e këtij botimi, përkthyesi Vehap Shita, ndër të tjera do të thotë se “ky ishte romani i parë pas luftës që fliste për jetën e shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve në Kosovë”.

Nga hulumtimet që bëmë rreth këtij shkrimtari malazez, na del se romani RUSTEMI (së paku me këtë titull) asnjëherë nuk është botuar në gjuhën serbokroate.
Çedo Vukoviq u lind në vitin 1920, kurse vdiq në vitin në vitin 2014./
Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close