Modern technology gives us many things.

Shqiptarë të vrarë në Greqi, thirret protesta në Gjirokastër për mbarë shqiptarët

Loading...

Vrasja e shqiptarëve në Greqi është bërë një ndër temat më të diskutuara së fundmi, ndoshta kjo edhe prej faktit që vetëm në harkun kohor të një muaji humbën jetën shtetas shqiptarë në Greqi.

Që pas vrasjes së Kacifas në Bularat, në Greqi është vrarë Altin Mullaj nga policia greke, Petrit Zife nga një anëtar i Agimit të Artë dhe Marios Isa nga 2 plumba po në Greqi.

Këta janë vetëm viktimat e fundit, por në total janë mbi 170 shqiptarë që janë vrarë në Greqi dhe si duket kjo është një arsye e mjaftueshme për të protestuar.

Në njoftimin e protestës thuhet:
Protestë paqësore!
Ftojmë të gjithë shqiptarët të jenë të pranishëm në sheshin “Cerciz Topulli” në Gjirokastër, ditën e shtune dt. 8 dhjetor 2018 ora 11:00. 
Autobuzat do te jene falas dhe nisja e tyre behet nga sheshi “Nene Tereza” në Tirane, ora 04:30. 
Eja edhe ti, për Nënën Shqipëri!
Sipas burimeve, në këtë protestë do të mblidhen shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, Shqipëria është e shqiptarëve kudo që janë, është vendi që na jep emrin si të tillë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close