Advertisements

Shqiptarët e parë që pushtojnë majën më të lartë të Antarktikut

Loading...

ATSH/- Mrika Nikqi, 17 vjeç është shqiptarja e parë në botë, që së bashku me babanë e saj Arianin pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktidës.

Shoqata e Bjeshkëtarëve të Kosovës bën të ditur se më 16 dhjetor 2018 në orën 21:30, Mrika dhe Arianit u ngjitën në majën Mount Vinson, 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.

Sipas shoqatës për herë të parë flamuri i kombit dhe ai i Kosovës u ngrit në këtë kontinent të largët.

Shoqata e Bjeshkëtarëve të Kosovës shprehet se detaje të tjera do të jepen shumë shpejt, kur Mrika dhe Arianiti të jenë në kampin bazë.

Në janar të këtij viti Mrika së bashku me babain e saj arritën të ngjitën në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak, e njohur edhe si maja e Kilimanxharos. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close