Vuçiq me dy këmbë në tokë:”Njëhere provuam ta mundim Amerikën me luftë,por…s’ia dolëm.Kështu që ,mosni”

Loading...

Pas deklaratës së ambasadorit të ri amerikan në Prishtinë në përkrahje të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës,ka reaguar presidenti i Serbisë dukshëm më pak i ngazëllyer se që ishte kohë më parë duke thënë se “nuk ishte i lumtur për këtë deklaratë”,duke shtuar se “nuk është reale që Serbia të ndryshoje mendimin e Shteteve të Bashkuara për të cilat pavarësia e Kosovës është punë e kryer.”

Ai gjatë një inaugurimi të një fabrike në Kragujevc,kishte thënë duke u lidhur në kontekst të deklaratës së ambasadorit amerikan se gjithmonë ka folur për atë se Shqiptarët “asgjë nuk bëjnë vetëm,veçse pas tërë kësaj ,qendrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Vetëm se ne nuk duhet gjithmonë ta themi hapur, ata kanë më shumë aleatë në Evropë dhe për këtë arsye ne duhet të riorientojmë veten në fabrika dhe të ardhmen, të mendojmë se si të fitojmë betejën me mend.” “Ndërsa , ne për t’a mundur Amerikën me luftë, … Mosni. Njëherë provuam por nuk ia arritëm, edhe pse ne ishim sulmuar dhe e dini se çfarë mendoj për agresionin, “tha Vuçiq.Ai dhe qeveria e të cilit ,pas një kohe “fluturimi” me sa duket kanë zbritur me dy këmbët në tokë./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close