Advertisements

15 të evakuar në Shkodër,flet ministri

Loading...

ATSH-A. Fortuzi/- Helikopteri “Cougar” i forcave të Armatosura ka mbërritur në Shkodër dhe 15 të evakuuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, 13 prej tyre janë duke takuar familjarët dhe po shpërndahen me banesa, teksa 2 të cilët kanë shfaqur problem të lehta shëndetësore, po trajtohen dhe mbikëqyren nga mjeku.

Çesk Millja, prefekti i Shkodrës, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ka theksuar se operacioni për evakuimin e personave të bllokuar në tre fshatrat e Shkodrës ka përfunduar me sukses.

“Gjendja shëndetësore është e mirë. Helikopteri “Cougar” ka mbërritur tashmë në Shkodër dhe 15 të evakuarit janë takuar me familjarët e tyre, disa janë drejtuar dhe për në banesa. Ndërsa dy nga këto të 15-të, kanë shfaqur problem të lehta shëndetësore, asgjë për t’u shqetësuar. Mjekët janë vënë menjëherë në mbikëqyrje të gjendjes së tyre, e cila nuk rezulton problematike”, – tha Millja.

Të gjitha strukturat qendrore dhe lokale kanë qenë në gatishmëri të plotë.

“Ndërhyrja ishte e shpejtë. Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes sollën menjëherë helikopterin, sapo dhamë sinjalizimin. Drejtuesi arsimit lokal na u bashkua, ashtu si edhe drejtuesi i qendrës mjekësore të Shkodrës, duke dhënë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e tyre”, – tha Millja për ATSH.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close