Bayern përjeton reshje të papara të borës

Loading...

Një pushim i shkurtër nga sulmi i dëborës për rajonet bavareze në jug të Gjermanisë dhe Austri ka qenë vetëm nata e së premtes. Në fundjavë kërcënon sërish ashpërsimi i gjendjes.

Kryeministri bavarez, Markus Söder të shtunën shkoi në rajonet e prekura nga rënia e madhe e dëborës që ka shkaktuar mjaft vështirësi. Söder u informua edhe për aksionet e ndihmës të forcave të shpëtimit në Bad Tölz. Të shtunën në mbrëmje fillojnë sërish reshje të mëdha dëbore. Në pesë qarqe bavareze është shpallur gjendja e alarmit. Nga e shtuna deri të hënën në mbrëmje do të bjerë dëborë edhe në malësitë gjermane saksone, por sidomos në zonat e Alpeve dhe Pyllin Bavarez reshjet priten të jenë shumë të mëdha.

Rrezik paraqesin sidomos çatitë e rënduara nga sasia e madhe e dëborës. Ushtria gjermane ka dërguar 350 ushtarë në rajonet e prekura që të pastrojnë masat e dëborës, të furnizojnë banorët me ushqime e të transportojnë ndihmësit vullnetarë me automjete të rënda. 300 ushtarë të tjerë janë në gatishmëri. Një zëdhënës i Kryqit të Kuq Bavarez është shprehur se „megjithë angazhimin disa ditor të vullnetarëve, shohim forca mjaft motivuara”. Shqetësim përbën në rajon edhe rreziku i orteqeve. Fluturimet ajrore po ashtu janë prekur nga situata e dëborës. Në aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit janë anuluar të premten 100 fluturime. Edhe hekurudha nuk paraqitet në gjendje më të mirë, mjaft linja hekurudhore nuk përshkohen për shkak të dëborës. Në Austri forcat e shpëtimit morën me helikopter nxënësit e një shkolle gjermane që ishin bllokuar nga dëbora.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close