AGK, me dhimbje të thellë, ka marr lajmin për vdekjen e gazetarit të RTK-së, Latif Voca.

Loading...

“Voca është ndarë nga jeta, mbrëmë, pas një sëmundje të shkurtër. Ai kishte punuar për shumë vjet si korrespondent i RTK-së nga Mitrovica ndërsa vitet e fundit në Radio Kosovë në Prishtinë.

AGK konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve. Voca do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit, duke raportuar në periudha të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

AGK i shpreh ngushëllime familjes Voca, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Varrimi i gazetarit Latif Voca do të bëhet sot (e martë) në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close