Advertisements

Antibiotikë të rrezikshëm,alarmohen mjekët dhe farmacistët t’i ndalojnë

Ndonëse jo të gjithë mjekët janë informuar për alarmin e dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave, për mos përshkrimin në recetë të antibiotikëve të klasës kinolone dhe fluorkinolone, Agjencia e Kontrollit të Barnave në Tiranë thotë se ka marrë masat që të gjithë të informohen në kohë të menjëhershme.

“Kemi informuar menjëherë Urdhrin e Mjekut dhe të Faramcistit, në mënyrë që të njoftohen mjekët”, u shpreh Dajana Roshi, specialiste e farmakovigjilencës pranë AKB-së.

Sipas Roshit, farmacistët duhet të shikojnë me përgjegjësi recetat që përshkruajnë mjekët dhe në rast se hasen këto antibiotikë që japin efekte të parikuperueshme, pasi prekin sistemin nervor, tendiant etj., të kontaktojnë menjëherë me mjekun.

Ndërkohë mjekët duhet të rifreskojnë njohuritë e tyre mbi barnat pasi në web-in e Agjencisë është publikuar njoftimi i FDA me informacion për mjekun dhe pacientët. Antibiotikë të familjes kinolone dhe fluor kinolone japin efekte të pa rikuperuar pasi prekin sistemin nervor dhe atë muskulor.

Simptomat janë ënjtje të artikulacioneve, depresion, humbje të memories, humbje të shikimit dhe dëgjimit e të tjera. Në rastet kur pacienti duhet ta marrë domosdo pasi në fakt efekti i gjeneratës së re të këtyre antibiotikëve është e lartë, ai duhet të vërë re me kujdes nëse pas 48 orëve i janë shfaqur këto simptoma, pasi duhet ta ndërpresë menjëherë mjekimin me këto antibiotikë.tch

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close