Advertisements

Brezovica destinacion për aventurierët

Loading...

ATSH/  – Në këto ditë me shumë dëborë në vendin tonë, ku mjediset sportive dimërore janë të mbuluara nga dhe mirëmbajtja e tyre kërkon më shumë impenjim, siç është e vetmja pistë skish ajo e Dardhës, po kështu dhe rrugëkalimi drejt saj mbetet i bllokuar dhe i rrezikshëm, e vetmja mundësi serioze për tu argëtuar mbetet Brezovica ose Bredhoni, emri shqip i saj nga fjala “bredh”, (vend i pyllëzuar me bredh). Brezovica  është qendër kosovare e turizmit dimëror dhe veror në Malet e Sharrit.

E mirëmbajtur dhe e kompletuar me mjetet sportive dhe shërbim profesional sportive, këto ditë të bardha po frekuentohet nga mjaftë vizitorë  të Shqipërisë.

Në periudhën e dimrit, pistat e atjeshme, janë më të populluara se kurrë. Vizitorë  jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga vende të tjera vijnë e kalojnë fundjavën.

Fushat e skive gjenden 12 km larg fshatit me të njëjtin emër në komunën e Shtërpcës.

Veç peizazhit të bukur natyror, akomodimit dhe shërbimit mjeshtëror, më të interesuarit janë amatorët e skive.

“Është e vështirë të skijosh për herë të parë, por aty ka dhe instruktorë të posaçëm që vihen në dispozicion të skiatorëve të rinj. Mësuesit e skive, bëjnë një punë pasionante për t’u mësuar rrëshqitjen në borë të rinjve dhe fëmijëve të cilët kalojnë fundjavën në këtë pikë turistike” thonë drejtuesit e guidës turistike My Albania “Nature Explorer” shoqëri guidash turistike.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close