Advertisements

Daçiq dhe Vuçiq :”Sa nuk u përleshëm fizikisht me Thaçin dhe Kuçin në Bruksel”

Një ditë më aprë gjatë një interviste televizive ,presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se gjatë një takimi në Bruksel me delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi sitauata kishte eskaluar deri aty sa nuk ishin përleshur fizikisht.

Ai kishte thënë se kinse ish- ministri i drejtsisë ,Hajredin Kuçi si pjesë e delegacionin të kosovës kishte sulmuar Daçiqin ,pas së cilës kishte intervenuar edhe Vuçiqi dhe sa nuk kishte ardhur deri te kontakti fizik me përfshirje edhe të Thaçit.

Tash me një deklaratë e cila pretendon se konfirmon këtë ka dalë edhe ministri i jashtëm serb Daçiq i cili thotë se “përpak nuk ka ardhur deri te një konflikt mes tij dhe ministrit të atëhershëm të drejtësisë të Kosovës Hajredin Kuçi”
Siç tha Daçiç për “Kurir”, kjo situatë ka ndodhur disa vite më parë, kur ai ishte kryeministër dhe në delegacion, ishin ai dhe Vuçiq.

Sipas Daçiqit më “ekstremë nga delegacioni kosovar ishin ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri”

“I mërzita, u thashë gjithçka – kush janë ata që po sulmojnë vazhdimisht Serbinë se kemi bërë gjenocid,e ata nuk pranojnë asgjë. Kur Kuçi tha se ne serbët jemi vrasës ,sa nuk ka pasur një përleshje fizike”, tha Dacic.

“kërcyem mbi tavolina kuçi dhe unë për tu përleshur fizikisht , pastaj u hodh Vuçiq, fjalët e rënda ranë për t’i heshtur në fund.” Edhe , Catherine Ashton, i largoi nga takimi “, tha Daçiq.

Sesa të vërtetë ka në tërë këtë rrëfim të politikanëve serb,mbetet të shihet nga reagimi i palës kosovare e cila ishte e “involvuar” në tërë këtë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close