Advertisements

Delegacioni i Kosovës i cili sot ka qëndruar në Sarajevë, e ka refuzuar kërkesën e Bosnies për heqjen e taksës ndaj produkteve të këtij vendi

Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike e Bosnjë dhe Hercegovinës, organizoi sot një takim në kuadër te CEFTA-s, ndërmjet delegacionit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Bosnjës.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga shefi i kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj, i cili ka pohuar se kërkesa e Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave të Bosnjës, ishte njohja e Kosovës nga Bosnjë dhe Hercegovina.

Ai ka sqaruar se takimi është organizuar në kuadër marrëveshjes së CEFTA-s dhe që shënon të parin takim ndërmjet dy shteteve.

“Ne ju kemi përgjigjur ftesës së dytë të Bosnjës për takim në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, edhe pse ftesa nuk na është bërë si Kosovë, por ftesa ishte si pjesë e CEFTA-s. Ky takim shënon të parin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se janë nevojitur 10 vjet që nga pavarësia e Kosovës që të organizohet një takim i tillë.

“Sot i kemi njoftuar institucionet e Bosnjës për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne ju kemi thënë kolegëve tanë nga Bosnja se jemi të gatshëm ta heqim taksën nëse pranohen kërkesat tona”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe ndihmësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mithat Saliq ka deklaruar se pasi kanë parë se nuk mund të arrihet deri te heqja e pakusht e taksë për Bosnjën, kanë propozuar që Kosova të suspendojë për gjashtë muaj taksën 100 për qind për mallrat nga Bosnjës dhe ndërkohë që institucionet përgjegjëse të bisedojnë për çështje kontestuese, por pala kosovare nuk ka pranuar këtë propozim.

Ai tregoi edhe për kërkesën e delegacionit të Kosovës, për njohjen e shtetit, i cili pohoi se Ministria e Tregtisë së Jashtme, merret me çështje ekonomike dhe jo me politikë./RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close