Deri ku shtrihet “sovraniteti i qeverisjes” komunale të Lutfi Hazirit në qytetin e Gjilanit?

Loading...

Është kohë dimri .dhe atë i një të tilli i cili po na rishfaqet në formën e tij ashtu siç na kishte munguar për vite.Me reshje të dendura bore si dhe me acar.

Kjo në tërë Europen edhe në vendin tonë,në Kosovë.Edhe në Gjilan ka patur reshje të borës e cila siç duket sërish e ka gjetur qeverisjen komunale të përgjumur,ose në amullinë e pasfestave të fundvitit!

I pari problem kur reshë kështu borë,është se shërbimet higjieno komunale s’para funksionojnë.Mbeturinat e lëna para dyerve të shtëpive ngelin ashtu për javë të tëra deriusa mos ti mos i shpërndajnë qentë e udhëve,se si merr kompani e paguar për këtë.Në fakt njerëzia e paguan shërbimin komunal,por komuna nuk i del ndesh kësaj.

 Por edhe pastrimi i udhëve nga bora është bërë pothuajse sa për sy e faqe.Në disa pjesë ku llogariten si “kryesore”,është hequr bora me autojetine caktuar ndërsa në trotuare e udhë lagjesh të Gjilanit ka mbetur e shtresuar ashtu siç edhe ka reshë.

Kjo krejt në pritje ,sigurisht të ditëve më të mira.Megjithëse nukk paralajmërohet nga meteorologët se do ketë të tilla në një periudhë më të afërt,javore.Pastaj këto shtresa bore ,do shkrijnë tek tuk nga influencimi i dy tri orëve ditore më të ngrohta që më pastaj ,natën të bëhen shtresa akulli.

Kishte pleq ,edhe të tillë të hendikepuar të cilët mezi lëviznin duke u ndrojtur nga rrëzimi nëpër trotuarin e udhës së qendrës së qytetit.

Në brendi siç shkruam dhe aty ku dikujt ia ka marrë mendja se janë të rëndësishme hapësirat janë pastruar pak,por hapsira dhe udhë të tëra pak më larg nga qendra ,por edhe mu në qendër nuk janë prekur me dorë.Shtrohet pyetja se deri ku shtrihet “sovraniteti i qeverisjes” komunale të Lutfi Hazirit në qytetin e Gjilanit!?/Xh.Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close