Advertisements

Edhe pas reshjeve të borës “Rruga e Kombit” tërësisht e kalueshme

Loading...

ATSH-A. Fortuzi/- “Rruga e Kombit” është tërësisht e kalueshme, teksa kompania e mirëmbajtjes vijon intensivisht punën për të mbajtur të pastruar nga reshjet e dëborës. “Rruga e Kombit” një nga segmentet më të rëndësishme, që lidh vendin tonë me Kosovën, nga pamjet tregon se është tërësisht e kalueshme dhe nuk ka probleme nga bora, e cila shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të dendësisë së saj.

Dy ditë më parë, “Rruga e Kombit” u inspektua edhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u shpreh se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close