Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ekipi negociator dhe dështimi i parë

Platforma e dialogut me Serbinë nuk u votua nga ekipi negociator edhe pse bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti kishte paralajmëruar se të mërkurën do të votohet dhe do të dërgohet në Kuvend.

Ekipi negociator me rastin e formimit ia kishte përcaktuar vetes një muaj afat për ta hartuar këtë platformë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse pikërisht dje është bërë një muaj.

Dje ky ekip mbajti një takim, në të cilin njoftoi që platforma përmban elemente të cilat i parasheh Kushtetuta, por nuk ka definuar nëse me këtë platformë hidhet poshtë ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Por anëtari i grupit negociator Enver Hoxhaj ka thënë për këtë gazetë se platforma është e gatshme të procedohet në Kuvend kurdo që ky mblidhet. “Kurdo që Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë ne jemi të gatshëm që ta prezantojmë, por platforma prezantohet në Kuvend dhe nuk është e menduar të prezantohet në medie”, u shpreh Hoxhaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close