Advertisements

Enea para se të hynte në Itali kaloi nga Butrinti dhe u takua me Andromakën

Na ka ndodhur shpesh, të lexojmë tek shumë historian antik shqiptarë që Enea para se të hynte në Itali kalojë nga Butrinti dhe u takua me Andromakën gruan e Ektorit, por vetëm kaq dhe asgjë më tepër. Ndërsa kurë lexuam librin Eneide të autorit Virgilio, lindur në Mantova në vitin 70 para Krishtit – vdekur në 19 para Krishtit të përkthyer me shumë pasion, kulturë, orgjinalitet e profesionalizëm nga Annibal Caro, ku, një ndër poetët e mëdhenj Italian Ugo Foscolo për këtë përkthim shkruan kështu: Një poemë ku ndjehen gjurmët e një dore të pavdekshme dhe në realitet kështu është…! Shtangëm nga ai realitet që ka ndodhur në tokën shqiptare Butrint…

Po, është e vërtetë që shtangëm, sepse hasëm tek një shtjellim historik më i gjerë, ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë gjatë vizitës së Enes në Butrint. Enea qëndroj në Butrint dy ditë, takimi me Andromakën dhe burrin e saj Eleno mbreti i Epirit, bisedat e ngrohta e me shumë ngazëllim, kujdesin në maksimum të Andromakes, qarjet e saj kur përmëndej Ektori dhe Troja, lutjet e mbretit Eleno që udhëtimi për në Itali të shkonte mbarë, mikpritjen e ngrohtë e me shumë respekt në Butrint (një traditë e vyer shqiptare) të cilën e konsideronte si Troja, dhurata të shumta precioze dhënë djalit të Eneas, Askanio, e shumë e shumë fakte e ndodhi të tjera do ti lexoni së shpejti në gazetën “Rrenjet” të muajit Shkurt. Material që do të përkthehet në shqip, nga një ndër penat më të arta shqiptare në fushën e perkthimit Z. Nikolin Sh. Lemezi.

Një falenderim special i shkon mikut tonë arbëreshë Z. Virgilio Avato, i cili na ndihmon shpesh duke na dhuruar libra të këtij kalibri, të cilat i japin një shërbim të madh historiografisë sonë shqiptare.
Miqësisht

/Hasan Aliaj Lapardha (Aulona)

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close